VIDEO / Roboti Haland shënon përsëri për rekordin e radhës, Borusia ndjek Bajernin

Erling Haland vazhdon të shënojë në Gjermani, si askush më parë në historinë e këtij kompeticioni. Sulmuesi norvegjez tund rrjetën me një rregullsi të admirueshme dhe sot ka thyer një tjetër rekord sa i përket këtij kampionati.

Në fitoren 2-0 ndaj Verder Bremenit, ai shënoi golin e dytë të ekipit të tij, aq sa mjaftonte për të shkruar emrin ën librat e historisë së turneut. Rezulton se me askush më parë nuk ka arritur të shënojë 9 gola në 6 ndeshjet e tij të para në këtë turne siç ka bërë 19-vjeçari i cili ka fituar vëmendjen e të gjitha mediave botërore.

Tashmë Borusia Dortmund vihet në ndjekje të Bajern Mynihut kryesues, edhe pse për momentin është larg bavarezëve. Por me Haland në një formë të tillë, gjithçka duket e mundur për skuadrën e Favre.

Rezultatet

Borusia Mynshengladbah-Hofenhajm 1-1
11’ Ginter / 90′ Lukas Ribeiro

Verder Bremen-Borusia Dortmund 0-2
52′ Zagadu, 66′ Haland

Herta-Këln 0-5
4′, 22’ Kordoba, 37′, 62’ Kainz, 69′ Uth

Frajburg-Fortuna Dyseldorf 0-2
37′ Hofman, 61′ Thomi

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan