VIDEO / Reali gabon në momentin më të keq. Humb ndeshjen, kreun dhe Hazard

Real Madrid ka bërë një hap të gabuar atëherë kur nuk pritej nga askush, duke i dhuruar Barcelonës kreun në La Liga. Skuadra e Zidan dukej se më shumë mendonte përballjen e mesjavës në Ligën e Kampioneve, pasi është mundur sot nga Levante duke shkatërruar gjithçka të mirë kishte bërë deri tani.

Pas barazimit ndaj Selta Vigos, pritej një përgjigje nga madrilenët por ajo nuk ka ardhur, pasi ekipi në transfertën e Levantes la shumë për të dëshiruar sidomos në aspektin sulmues, sepse i mungonin gjuajtjet e mirëfillta drejt portës. Ndërsa Levante shfrytëzoi më së miri këto pasiguri të madrilenëve dhe arriti të shënonte me anë të Morales golin e vetëm që i mjaftoi për të siguruar sot tre pikët.

Kështu, Reali mbetet 2 pikë pas Barcelonës që rimori sot kreun e renditjes, një javë para “El Clasico” që mund të vendosë sezonin. Një humbje pikërisht atëherë kur nuk duhej e që i lë pak alternativa për duelin direkt, para të cilit do të ketë në mesjavë një sfidë shumë të rëndësishme në Ligën e Kampioneve që do të heqë energji të tjera nga skuadra. Reali me shumë mundësi ka humbur përsëri për një kohë të gjatë Hazard për shkak të një dëmtimi që pësoi sot e që u duk se shqetësoi shumë Zidan në momentet kur belgu u largua nga fusha. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan