sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Rashica mund talentin Haland, shënon dhe e eliminon nga Kupa

Erling Haland vazhdon të shënojë, por edhe talenti i shumëpërfolur norvegjez është dashur që të përulet sot përballë Milot Rashicës. Ylli i Kosovës ka qenë protagonist i fitores 3-2 të Verder Bremen përballë Borusia Dortmund, duke eliminuar këtë të fundit nga Kupa e Gjermanisë.

Selke dhe Bitenkurt i dhanë avantazhin e dyfishtë Verderit në pjesën e parë të sfidës që luante para tifozerisë së vet, por në pjesën e dytë, Borusia dha sinjalin se mund të rikthehej në lojë, me një gol pikërisht nga Haland i aktivizuar si zëvendësues. Golit të norvegjezit në minute e 67, iu përgjigj vetëm 3 minuta më vonë Rashica me golin e tij, duke kthyer përsëri avantazhin prej dy golash të Verder Bremen.

Borusia shënoi edhe një gol tjetër me Reina në minutën e 78, por skuadra e Rashicës arriti të rezistonte deri në vërshëllimën përfundimtare për të marrë këtë sukses të rëndësishëm e për të vazhduar në çerekfinalet e Kupës. /vipsport.al/