VIDEO / PSG argëtohet në Kupë, goleadë dhe kalim në gjysmëfinale

PSG vazhdon të tregojë se është dominuesi absolut i futbollit francez dhe kërkon që të mbyllë edicionin me çdo trofe të mundshëm. Sot, skuadra e drejtuar nga Tomas Tuihel ka fituar lehtësisht 6-1 në transfertën ndaj Dizho për të siguruar praninë në gjysmëfinalet e Kupës së Francës.

Në fakt, ekipi parisien gjeti rrjetën që me aksionin e parë të ndeshjes, kur mbrojtësi Lautoa ktheu në portën e vet një pasim në qendër nga e majta. Shuia barazoi shifrat në minutën e 6, por ky do të ishte reagimi i vetëm domethënës i skuadrës vendase e cila rezistoi deri në fundin e pjesës së parë, kur Mbape kaloi në avantazh skuadrën e tij.

Tiago Silva, dy golat e Sarabia dhe autogoli i Kulibali bënë që PSG të festonte në fund fitoren 6-1 që e çon me qetësi në gjysmëfinalen e turneut, ku sigurisht pret pak më shumë konkurrencë sesa në takimin e sotëm. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan