VIDEO/ Propozimi i veçantë nga tifozi i Lacios, klubi i jep një dorë për ditën e lumtur

Atmosfera pozitive që është klubin e Lacios, me këta të fundit që në këtë sezon janë të përfshirë në garën për titullin e Serisë A dhe me ëndrrën se në fund mund të triumfojnë, ka shtyrë edhe një tifoz të rezervojë një ditë të shënuar në stadiumin Olimpico para ndeshjes së djeshme ndaj Interit.

Edhe me ndihmën e klubit lacial, tifozi kishte ideuar që në jelekët e djemve të cilët rreshtohen anës fushës, të formonte pyetjen: “A do të martohesh me mua?”.

Një propozim që erdhi në surprizë për të fejuarën e tij e cila u befasua dhe nuk mundi të mbante lotët nga gëzimi, ndërsa zbriti poshtë për të takuar njeriun e saj të zemrës ndërsa sigurisht që i tha “Po”, propozimit spektakolar para gjithë Olimpico-s. Një kujtim i bukur për çiftin, të cilët në vazhdim shijuan edhe fitoren e Lacios ndaj Interit. /Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan