VIDEO/ Prezantim me këngë patriotike, ish-mesfushori i Skënderbeut na tregon Hykën këngëtar

Jahmir Hyka vendosi të ndryshonte ambient por jo kampionat në këtë merkato janari. Futbollisti i Kombëtares mbetet në kampionatin izraelit, por tashmë nuk është më pjesë e Makabi Netanjas, por ka kaluar te ekipi i Nes Tzionës.

Sakaq, është kthyer në një traditë që lojtari i ri në klub të prezantohet duke kënduar para shokëve. Kështu, 31-vjeçari nuk mund t’i shmangej kësaj pjese teksa vendosi të këndonte një këngë patriotike si “Xhamadani vija-vija”. Ish-lojtari i Tiranës e kaloi me sukses sfidën teksa edhe shokët e tij të ri u dukën të lumtur nga Hyka.

Ndërkohë, ai që publikoi videon e Hykës ishte Sabien Lilaj nëpërmjet Instagram. Ish-mesfushori i Skënderbeut, është pjesë e Nes Tzionës prej vitit 2019 dhe tashmë në klub do ketë edhe shoqërinë  e Jahmir Hykës.  /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan