VIDEO / Përmbysje e çmendur në 3 minuta, Tirana i rrëmben kreun Kukësit

Tirana është kryesuesja e re e Kategorisë Superiore dhe do të shkojë në derbin e kryeqytetit të javës së ardhshme si e tillë. Skuadra e drejtuar nga Emanuel Egbo ka fituar me një përmbysje të çmendur 2-1 përballë verilindorëve të cilët tashmë mund të thuhet se po kalojnë përsëri një minikrizë.

Në një sfidë shumë të luftuar në “Air Albania” të dy skuadrat luajtën hapur, por pa arritur që të krijonin shumë raste para portave. Bardheblutë u shfaqën më thumbues në pjesën e parë me Xhikën i cili shpëtoi disa herë katërkëndorin e tij me ndërhyrje vendimtare, ndërsa në fund të pjesës ishte Rroca që fali para portës së Likës.

Pa kaluar shumë minuta në pjesën e dytë, erdhi goli, ose më saktësisht autogoli i Vangjelit, ky i fundit devijoi një pasim të Mustës në portën e vet duke i dhënë avantazhin verilindorëve. Bardheblutë u hodhën me ngulm në kërkim të barazimit, por e gjetën në rrethana që pakkush i mendonte në minutat e fundit. Pas një faulli që solli kartonin e dytë të verdhë të Teqjes, Batha ekzekutoi saktësisht një goditje dënimi duke mposhtur Xhikën e barazuar shifrat. Vetëm 3 minuta më vonë, erdhi goli i fitores bardheblu me Torasën që tundi rrjetën e verilindorëve të tronditur,.

Ata patën 7 minuta shtesë për të reaguar por nuk ia dolën dhe humbën njëkohësisht ndeshjen dhe vendin e parë në Superiore që i shkon Tiranës, tashmë me të drejtë kandidate kryesore për të fituar titullin kampion.

Kukësi-Tirana 1-2
52′ (ag) Vangjeli / 85′ Batha, 88′ Torasa

Kukësi: Xhika, Teqja, Obanor, Maliqi, Musta, Musolli, Limaj, Et’hemi (73′ Gavazaj), Abazaj, Rroca, Shkurtaj (77′ Lulaj).
Trajner: Sh. Duro

Tirana: Lika, Vangjeli, Muça, Doka, Hoxhallari (68′ Ismajlgeci), Çelhaka, Batha, Torasa (90’+3′ Sidibe), Kobinah, Kale, Muçi (59′ Ngo).
Trajner: E. Egbo

KV: Musolli, Teqja. Musta, Abazaj / Doka, Vangjeli. Sidibe, Kale

KK: Teqja

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti

MINUTË PAS MINUTE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren e Tiranës.

90’+6’ Tirana qarkullon topin dhe mban larg Kukësin nga katërkëndori i saj.

90’+4’ Kukësi i tëri në sulm në këto momente duke kërkuar golin e barazimit.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

88′ GOOOL Tirana, shënon Torasa. Kobinah shpërthen në krahun e djathtë dhje pasi kalon me radhë futbollistët e Kukësit pason për Torasën i cili e ka të thjeshtë të shtyjë sferën në rrjetë.

85′ GOOOL Tirana, shënon Batha. Goditje dënimi e ekzekutuar mjeshtërisht nga Batha i cili dërgon sferën në rrjetë.

84’ Teqja ndal me faull Kale në hyrje të zonës dhe ndëshkohet me të dytin e verdhë, duke lënë ekipin e tij me 10 futbollistë.

83’ Kobinah në krahun e djathtë gjen hapësirën për të harkuar në zonë për Ngo, por ky i fundit prek topin me dorë duke i dhuruar një faull Kukësit.

82’ Maliqi nis Abazajn në krahun e djathtë, Lika del dhe i rrëmben topin në këmbë futbollistit të Kukësit.  

77’ Shkurtaj i lë vendin në fushë Lulajt duke ndryshuar tashmë rreshtimi i Kukësit me Abazajn si qendërsulmues.

73’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Vangjeli i cili gjuan fluturimthi, por sfera kalon mbi traversë.

73’ Lëvizja e parë e Duros është zëvendësimi i Et’hemit me Gavazajn.

69’ Një gjuajtje e Bathës devijohet dhe kthehet në asist për Torasën i cili provon me kokë të kalojë sferën mbi Xhikën, por e dërgon edhe mbi traversë.

68’ Tjetër lëvizje e Egbo, hedh në fushë Ismajlgecin në vend të Hoxhallarit.

67’ Lëvizje spektakolare e Abazajt i cili gjen krijon hapësirën për të gjuajtur dhe tenton portën, me sferën që përfundon jo shumë larg shtyllës së katërkëndorit të mbrojtur nga Lika.  

65’ Abazaj kalon dy lojtarë në të djathtë, por në momentin e pasimit gabon gjithçka duke i dhuruar topin kundërshtarëve pasi hedh sferën mes 4 futbollistëve të Tiranës.

64’ Batha shpërdoron një goditje dënimi pranë zonës së Kukësit, pa gjetur me dy tentativa katërkëndorin e verilindorëve.

60’ Kobinah nga e djathta kalon Mustën dhe provon pasimin për Torasën, sfera bllokohet nga mbrojtja e Kukësit.

59’ Egbo bën lëvizjen e parë duke larguar Muçin për të aktivizuar Ngo.

58’ Aksion i Abazajt nga e djathta, gjen hapësirën për të kërkuar Et’hemin në shtyllën e dytë por mbrojtësit bardheblu largojnë rrezikun.

53’ Tifozët e Tiranës hedhin shishe në fushë dhe u kujtohet me qendër zëri se do të përfundojnë duke ndëshkuar skuadrën e tyre

52’ GOOOL Kukësi, shënon Vangjeli autogol. Aksion i Kukësit nga e majta, Musta i shmanget mirë mbrojtësve dhe nis topin në qendër ku Vangjeli i paraprin Shkurtajt por mashtron Likën dhe dërgon sferën në portën e vet.

49’ Muçi “kopjon” Kale të pak çasteve me parë me një depërtim në krahun e majtë të sulmit, por pasi arrin brenda në zonë nuk gjen hapësirën për të gjuajtur në kuadrat.

49’ Kale gjen shumë hapësirë në krahun e majtë dhe ka kohën të çojë sferën në shtyllën e dytë, por Kobinah nuk arrin të gjuajë drejt portës.

48’ Kombinim mes Kale dhe Hoxhallarit, ky i fundit provon të gjuajë nga jashtë zonës por bllokohet nga mbrojtja.

46’ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime në të dy skuadrat.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Rroca humb një gol të sigurt. Et’hemi në të djathtë kalon dy mbrojtës dhe jep pasim perfekt për Rrocën, gjuajtja e këtij të fundit përfundon jashtë katërkëndorit të Likës.

43’ Faull i rëndë i Bathës ndaj Limajt, Hamiti i fal kartonin e verdhë mesfushorit të Tiranës.

38’ Pas një goditje dënimi nga e djathta, Vangjeli me kokë gjuan qetësisht drejt portës por Xhika është në pozicion dhe kontrollon.

35’ Aksion i shpejtë i Abazajt në të djathtë, në fund fiton vetëm një goditje nga këndi pas devijimit të mbrojtësve të Tiranës.

31’ Skuadrat në këto momente luajnë shumë të hapura në fushë duke bërë që situatat të zhvendosen me shpejtësi nga një gjysmëfushë në tjetrën. Megjithatë mungojnë tentativat drejt portës pasi në të dy krahët lojtarët përpiqen t’i zgjidhin situatat individualisht.

26’ Kobinah rrëzohet pas një kontakti në zonë me Obanor dhe bardheblutë kërkojnë penallti. Gjyqtari bën shenjë për fundore duke e cilësuar simulim të mesfushorit, por duke mos e ndëshkuar me karton.

25’ Shkurtaj arrin të tundë rrjetën, por gjyqtari ndal lojën para se sulmuesi të gjuante në portë për një faull të tij ndaj Vangjelit.

20’ Goditje dënimi shumë e rrezikshëm e Tiranës pranë zonës në të majtë. Batha ekzekuton me forcë drejt portës, Xhika shpëton përsëri katërkëndorin.

16’ Një goditje dënimi pranë fundores në të majtë të sulmit të Kukësit, nuk shfrytëzohet nga verilindorët pasi topi i harkuar në zonë nga Rroca nuk gjen askënd të lirë.

13’ Aksion me shumë kombinime i Tiranës me Torasën që gjen Kobinah në zonë, vetëm një ndërhyrje e Teqjes në momentin e fundit eviton gjuajtjen me mesfushorit ganez drejt portës.

11’ Për disa minuta loja zhvendoset nga një gjysmëfushë në tjetrën, por pa krijuar gjuajtje në të dy portat.

6’ Përgjigja e Kukësit vjen me një diagonale të Abazajt e cila kalon gjithë pasqyrën e portës së bardhebluve.

5’ Kobina shpërthen në krahun e djathtë, Xhika del dhe i heq topin nga këmbët.

2’ Gjuajtja e shkëlqyer e Muçit nga distanca, përgjigjet në të njëjtën mënyrë Xhika i cili ndal sferën.

1’ Fillon ndeshja në “Air Albania”.

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan