sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Nuk ka përmbysje të çmendur, Napoli bën surprizën ndaj Interit në “San Siro”

Napoli ka arritur të sigurojë sot një rezultat shumë të rëndësishëm në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi ka mundur në transfertë Interin. Skuadra napolitane ka treguar se do me çdo kusht Kupën dhe në një sfidë shumë të luftua në “San Siro”, në fund ka dalë me një sukses që merr shumë vlera pasi ka ruajtur edhe portën të paprekur.

Pritej që Interi të përsëriste pjesën e dytë të shkëlqyer të derbit ndaj Milanit, por skuadra zikaltër nuk kishte furinë e asaj ndeshje, duke treguar se është më e fokusuar në kampionat. Ndërsa Napoli ishte i kujdesshëm edhe pse krijoi disa raste shënimi, ndërsa goditi në momentin e duhur me Fabian Ruiz.

Tani Interit do t’i duhet që përmbysjen e çmendur si në derbi, ta tentojë në “San Paolo” më 5 mars, nëse kërkon që të shkojë në finalen e turneut ku përballë do të jetë fituesja e çiftit Milan-Juventus. /vipsport.al/

Inter-Napoli 0-1
57′ F. Ruiz

INTER (3-5-2): Padeli; Shkrinjar, De Vraj, Bastoni; Moses, Barela, Brozoviç, Sensi, Biragi; Lukaku, Lautaro Martinez.
Trajner: A. Konte

NAPOLI (4-3-3): Ospina; Di Lorenco, Manolas, Maksimoviç, Mario Rui; Fabian, Deme, Zielinski; Kajehon, Mertens, Elmas.
Trajner: Xh. Gatuzo