VIDEO/ Njëra me Interin e tjetra me Milanin, dy bukuroshet shqiptare ndezën atmosferën e derbit

Në derbin e Madoninës që u luajt ditën e djeshme me fitues Interin, nuk kishte yje vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, diku në tribuna. Erjona Sulejmani dhe Rike Roçi njihen si dashamirëse të lojës së futbollit dhe të dyja nuk harrojnë të frekuentojnë as stadiumet, ashtu siç kanë mbrëmjen e djeshme.

Të dyja kanë qenë në “San Siro” për të ndjekur një nga ndeshjet më të bukura të botës. Dy bukuroshet kanë postuar video dhe foto nga momentet e tyre në derbin e Milanos dje, ku duket se e kanë ndierë shumë atmosferën.

Edhe pse ishin bashkë, ato bëjnë tifo për skuadra të ndryshme. Prania e Erjonës duket se i ka dhënë fat Interit, skuadrës së preferuar të ish-bashkëshortes së Xhemailit. Ndryshe duhet të themi për Riken, që për të mirë të Milanit do ishte më pozitive t’i ndiqte ndeshjet e kuqezinjve nga televizori.

Dy vajzat janë parë edhe më parë në stadiumet e famshme të Europës, teksa kulmin e famës e arritën në Europianin e 2016 në Francë, duke i dhënë më shumë klas ndeshjeve të Shqipërisë dhe Zvicrës. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan