VIDEO/ Një ëndërr e bërë realitet, Manaj mbërrin në Camp Nou me ekipin e parë të Barcelonës

Rei Manaj është duke përjetuar një ëndërr teksa është bërë pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës. Sulmuesi shqiptar u transferua këtë merkato te ekipi B i katalanasve, megjithatë me pak fat edhe prej dëmtimeve të pjesës tjetër të sulmuesve të blaugranave , lushnjari është grumbulluar me ekipin  e parë në ndeshjen e sotme ndaj Getafes në Camp Nou.

Ndërkohë, para ndeshjes klubi i Barcelonës ka publikuar edhe pamjet kur lojtarët kanë mbërritur në stadium. Mes tyre edhe Manaj, ndërsa në dhomat e zhveshjes fokusohet edhe bluza me numër 41 të cilën mban 22-vjeçari.

Ndërkaq, Manaj shpreson të ketë një mundësi me Barcelonën për të plotësuar deri në fund ëndrrën e për të treguar cilësitë e tij. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan