VIDEO / Nga “Kamp Nou” te Barça B, Manaj protagonist afron skuadrën me kreun

Rei Manaj ka kaluar nga dritat e shndritshme të “Kamp Nou” në natën e të shtunës të qendra stërvitore e Levantes të dielën, ku Barcelona B është përballur me Levanten B për ndeshjen e kategorisë së tretë. Sulmuesi shqiptar ka zbritur rregullisht në fushën e lojës duke ndihmuar ekipin e tij që të merrte një sukses të rëndësishëm 2-1 më përmbysje duke qenë edhe ai protagonist në mënyrën e tij.

Kështu, pas golit të ekipit vendas, Manaj ishte ndër lojtarët më të rrezikshëm për skuadrën katalanase, por gjëja që bëri më mirë ishte kur nuk preku gjuajtjen nga distanca të Kojado e cila përfundoi në rrjetë duke kaluar pranë tij, duke mashtruar portierin kundërshtar.

Më pas, sulmuesi goditi traversën pas zhvillimit të një goditje nga këndi, e në vijimin e aksionit, topi u dërgua në rrjetë nga Saverio duke përmbysur shifrat. Fitorja 2-1 e Barcelonës B e ka afruar edhe më shumë me kreun e renditjes në grupin e saj në kategorinë e tretë, ku është vetëm 3 pikë larg Sabadel që kryeson klasifikimin. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan