VIDEO / Nga 0-3 në 4-4 në shtesë. Barazim i çuditshëm i PSG-së në kampionat

PSG është ndalur sot në një barazim të çuditshëm 4-4 përballë Amien të vendit të parafundit në renditje. Skuadra e drejtuar nga Tomas Tuhel ka gabuar në mënyrë të pabesueshme në këtë ndeshje ndaj një ekipi shumë më inferior, siç e tregon edhe rezultati i kësaj sfide që u kthye disa herë në mënyrë të papritur.

Askush nuk e mendonte që Amien do të shënonte 3 gola në portën e parisienëve, e aq më shumë në pjesën e parë të sfidës. Por Gurasi, Kakuta dhe Diabate çuan shifrat në 3-0 kur regjistrohej ende minuta e 40 duke tejkaluar çdo parashikim ndaj skuadrës së Tuhel e cila arrit vetëm të shkurtonte diferencën me Herrera para fundit të pjesës së parë.

Në të dytën, parisienët u zgjuan nga gjumi dhe me dygolëshin e 17-vjeçarit Kouasi dhe golin e Ikardit, përmbysën shifrat në 4-3 me një 15 minutësh spektakolar. Por kur mendohej se kishin siguruar tri pikët, Amien gjeti golin e 4-4 me Gurasi në minutën e parë shtesë të ndeshjes, duke vulosur një barazim të paparashikuar mes dy skuadrave që gjenden në ekstremet e klasifikimit. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan