VIDEO / Nejmar nuk do polemika, heq dorë nga gjëja që pëlqente më shumë

Të mbaje brazilianin Nejmar larg karnavaleve në Brazil ka qenë e pamundur në vitet e kaluara. Prej 6 vitesh radhazi, ishin pezullimet apo dëmtimet ato që i bënin të mundur sulmuesit brazilian që të kthehej në Brazil e të shfaqej duke festuar në Karnavalet e famshme të Rios. Kjo ishte sjellje e cila shpeshherë kishte krijuar probleme të mëdha e polemika për përkushtimin që ai tregonte më shumë ndaj tyre sesa klubeve në të cilat luante.

Por këtë vit është ndryshe, pasi Nejmar ka vendosur të “bojkotojë” atë aktivitet. Nëpërmjet rrjeteve sociale ka qenë vetë futbollisti që ka bërë të ditur se këtë vit nuk do të udhëtonte drejt Brazilit për të marrë pjesë si zakonisht në atë aktivitet që për të kishte shumë rëndësi.

“Është me një kënaqësi të madhe që do të humbas Karnavalet e 2020 në Brazil në fundjavën e ardhshme, ky është realiteti. Këtë herë nuk do të ketë polemika”, ishte postimi i lojtarit jo pa ironi, duke lënë lënë të kuptohet se ndoshta nuk kishte qenë një vendim që e kishte marrë 100% vetë, por kishte pasur një shtysë edhe nga klubi i PSG. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan