VIDEO/ Ndodh gjithçka në “Daytona”. Nga xhiroja e Tramp, te aksidenti i frikshëm

“Daytona 500” është një nga garat më të ndjekura në SHBA dhe e parapëlqyera e Donald Tramp. Presidenti i SHBA mundohet ta ndjekë sa më shpesh të jetë e mundur këtë event dhe në edicionin aktual ka zgjedhur të provojë edhe cilësinë e pistës, duke bërë një xhiro me makinën e tij presidenciale.

Pas xhiros hapëse të Tramp, gara nisi vrullshëm dhe gjatë saj është regjistruar edhe një aksident i frikshëm. Mjeti i Rajan Njuman, i cili qëndronte në vendin e parë, humbi kontrollin dhe më pas u përplas me barrierat rrethuese, duke fluturuar në ajër me salto dhe trembur tifozët e pranishëm në tribuna, ku ishte edhe kreu i shtetit.

Makina ka marrë menjëherë flakë dhe është dashur ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse për të shuar zjarrin, që rrezikonte edhe jetën e pilotit. Njuman është nxjerrë menjëherë nga makina dhe është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht plagëve të rënda që ka marrë nga përplasja. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan