VIDEO / Napolitanët e dashuruar pas numrit 10 të Argjentinës, çmenduri për të pritur Mesin

Dashuria e napolitanëve për numrat 10 të Argjentinës nuk ka fund, edhe kur ato zbarkojnë në qytetin italian si kundërshtarë. Kjo është arsyeja se pse me qindra tifozë napolitanë kanë rrethuar hotelin ku sot mbërriti Barcelona, për të parë vetëm për disa sekonda Lionel Mesin, atë që këtij qyteti i kujton gjithnjë e më shumë legjendën Maradona.

Tifozët kanë pritur me kore të shumta zbarkimin futbollistëve të Barcelonës nga autobusi derisa erdhi radha e argjentinasit, duke shpërthyer në brohoritje për të. Këngët që i kushtoheshin Mesit, por edhe ato të famshmet e viteve ’80 si “Ho visto Maradona”, pushtuan sheshin rrotull hotelit ndërsa katalanasit futeshin nën masa të rrepta sigurie.

Gjithçka ndryshe nga ajo që përjetoi Real Madrid kur u ndesh me napolitanët në Ligën e Kampioneve. Asokohe hoteli u rrethua, por tifozët e bënë për të vërshëllyer Ronaldon dhe shokët e tij e për t’i vënë nën trysni para sfidës mes dy skuadrave. Gjithçka ndryshon me numrin 10 të Argjentinës… /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan