VIDEO / Napoli mposht me përmbysje Breshian, kthehet përsëri në zonën e Europës

Napoli i Xhenaro Gatuzos ka filluar të ingranojë marshet siç duhet dhe për momentin po siguron fitoret që i nevojiten për të siguruar zonën e Europës. E radhës erdhi sot, në një fushë të komplikuar si ajo e Breshias e cila luan për mbijetesë e luftoi me dhëmbë për të siguruar të paktën një pikë në këtë duel.

Skuadra e Napolit dominoi pjesën e parë por përballë Baloteli & Co. u desh të përballej me një surprizë pasi e pa veten në disavantazh prej golit të Çanselor në pjesën e parë të lojës. Gatuzo udhëzoi skuadrën të rriste edhe më shumë ritmin pas pushimit dhe napolitanët e bënë mjaft mirë këtë që në fillim duke fituar penalltinë nga e cila Insinje barazoi shifrat,.

Vetëm 4 minuta më vonë dhe situata kishte ndryshuar plotësisht, pasi Fabian Ruiz shënoi një kryevepër nga jashtë zonës, duke përmbysur rezultatin në 2-1. Më pas filloi pak më shumë administrim nga napolitanët të cilët u mbrojtën me kujdes dhe morën tre pikët që e ngjitën ekipin në vendin e 6 në klasifikim. Për Breshian, në minutat e fundit u aktivizua edhe Emanuele Ndoj, ndërsa Elseid Hysaj e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli te napolitanët. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan