VIDEO/ Me pasaporta në duar, “Tirona Fanatics” presin në hyrjen e stadiumit

Tirona Fanatics e kanë përfunduar marshimin e tyre dhe kanë mbërritur te hyrja e stadiumit, por nuk po hyjnë në arenë, ashtu siç duhet të ndodhte. Arsyeja është rregulli i vendosur nga Policia e Shtetit se çdo tifoz që kërkon të hyjë në ambientet e stadiumit, përveç biletës duhet të jetë i pajisur edhe me kartën e identitetit.

Për fëmijët nën 16 vjeç, që nuk e kanë akoma të drejtën e pajisjes me këtë dokument do të jetë i detyrueshëm shoqërimi me prindin. Pikërisht ky është ngërçi që tifozët e Tiranës për momentin nuk po lejohen të hyjnë në stadium. Ka shumë tifozë të vegjël, që kanë ardhur të shohin ndeshjen me shokët e tyre, por deri në momentet që flasim nuk po lejohen të hyjnë në stadium.

E ngjithë tifozeria e Tiranës është ndalur para stadiumit dhe kanë vendosur të mos hyjnë deri në momentin kur do të lejohen të futen të gjithë. Drejtuesit e tifogrupeve kanë shkuar të negociojnë me përfaqësuesit e policisë, por deri më tani, efektivët e rendit nuk kanë devijuar nga rregulli i vendosur kohë më parë.

Nga ana e tyre, tifogrupi Guerrils janë shprehur se nuk do të jenë në stadium në rast se policia do u kërkojë të tregojnë dokumentet e identifikimit. Një problem mjaft i madh, për të cilin shpresojmë të gjendet një zgjidhje dhe të kemi sa më shumë tifozë në stadiumin “Air Albania” sonte. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan