sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Manaj nuk luan, por Barcelona merr pikët që i duheshin për të arritur Realin

Debutimi i shumëpritur i Rei Manajt me Barcelonën në La Liga shtyhet për një ndeshje tjetër, pasi sulmuesi kuqezi ka ndjekur nga stoli të 90 minutat e sfidës së sotme të skuadrës së tij ndaj Getafes së vendit të tretë. Por në fund, edhe ai ka festuar me të tjerët një sukses të rëndësishëm 2-1 përballë një skuadre që duket një pretendente serioze për podiumin.

Gjithçka u duk e thjeshtë në pjesën e parë për katalanasit, pasi krijuan raste dhe shënuan dy herë me anë të Grizman e Serxhi Roberto, duke lënë të mendohej se do të dominonin duelin. Por në pjesën e dytë Getafe u zgjua dhe rrezikoi seriozisht portën e katalanasve, duke kërcënuar me sulme të njëpasnjëshme derisa gjeti golin me anë të Angel.

Më pas, u deshën disa pritje të Ter Shtegen që katalanasit ta mbyllnin ndeshjen me fitore, për të marrë tre pikë të rënda që e barazojnë me Real Madrid në kreun e renditjes, edhe pse ky i fundit ka një ndeshje të luajtur më pak. /vipsport.al/