VIDEO / Liverpulin e shpëton goli i 100 i Mane, vetëm 5 fitore e ndajnë nga titulli

Goli i 100 për klubet angleze i Sadio Mane, i ka mjaftuar Liverpulit për të marrë tri pikët në një transfertë që rezultoi shumë më e vështirë se sa mendonte ndaj Noruiçit të vendit të fundit e për të arritur shifrën e pabesueshme të 76 pikëve që pas javës së 26.

Skuadre Jurgen Klop vazhdon të ecë me ritme si askush më parë dhe sot regjistroi fitoren e 25-të në 26 sfida të luajtura, me tjetrën që ka përfunduar në barazim. Dukej se edhe kjo transfertë ndaj Noruiç mund të përfundonte barazim, pasi “të kuqtë” shpërdoruan raste dhe rrezikuan edhe të pësonin.

Aktivizimi i Mane ndryshoi gjithçka dhe sulmuesi tregoi vlerat e tij duke shënuar në minutën e 76 atë gol që do të rezultonte vendimtar për ekipin e Klop pasi ishte i vetmi i ndeshjes. Matematika tashmë thotë se Liverpulit i duhen edhe 5 fitore për të bërë të vetin trofeun, në një sezon ku po thyen të gjitha rekordet e mundshme të kampionatit anglez. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan