VIDEO / Kthehet Partizani, fitore bindëse ndaj Laçit me përmbysje

Partizani reagon në mënyrën më të mirë pas eliminimit nga Kupa duke marrë një fitore bindëse 3-1 në transfertën që për të ka qenë gjithmonë e vështirë, atë ndaj Laçit. Skuadra e Sormanit ka triumfuar me shifrat 3-1 në një sfidë ku dominoi pjesën më të madhe të lojës dhe rrallëherë u duk në vështirësi, duke i lënë pakgjë vendasve.

Këta të fundit vuajtën në fillim por gjetën golin me goditjen e parë në portë, me anë të Xhixhës. Por përgjigja e Partizanit erdhi shpejt me anë të një goditje dënimi të Telushit e më pas Bitri pas një goditje këndi i kaloi në avantazh duke përmbysur shifrat në 3 minuta të vrullshëm.

Më pas, të kuqtë dukeshin në kontroll të plotë të lojës duke mos lënë vendasit të rrezikonin, ndërsa tentonin të dilnin para me kundërsulme. Për të zgjidhur përfundimisht ndeshjen mendoi përsëri Telushi, me një gol spektakolar me goditje dënimi, që vulosi këtë sukses të rëndësishëm që afron të kuqtë me dy ekipet e kreut që u ndalën në këtë javë.

Laçi-Partizani 1-3
28′ Xhixha / 31′, 82′ Telushi, 34′ Bitri

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Turkaj, Rapo, Shehu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nuabueze
Trajner: Armando Cungu

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Kordeiro (90″+3′ Kodra), Çinari (79′ Ferati), Bardhi, Solomon (71′ Braun)
Trajner: Adolfo Sormani

KV: Solomon, Bitri

GJyqtar: Juxhin Xhaja

MINUTË PAS MINUTE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Partizanit.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

90’ Goditje nga distanca e Shehut, por sfera ndalet qetësisht në duart e Hoxhës.  

88’ Përpjekje të Laçit për të rrezikuar katërkëndorin e portës së Partizanit, pro pa gjetur hapësirë pasi të kuqtë janë të pozicionuar mirë në prapavijë.

82’ GOOOL Partizani, shënon Telushi. Kryevepër e mesfushorit të të kuqve i cili në zhvillimin e një goditje dënimi rrotullohet dhe me shpejtësi dërgon sferën në rrjetë.

79’ Vjen lëvizja e dytë te Partizani, Ferati zë vendin e Çinarit.

74’ Goditje dënimi për Laçin, ekzekutohet me skemë nga kurbinasit dhe Nuabueze me kokë gjen hapësirën për të gjuajtur me kokë. Por Hoxha fluturon dhe shpëton portën e tij me një ndërhyrje vendimtare.

72’ Përpjekje e Laçit për të dalë para rrezikshëm me një aksion të shpejtë, por harkimi i Grecës nga e djathta arrin direkt në duart e Hoxhës.

71’ Lëvizja e parë e Partizanit është aktivizimi i Braun në vend të Solomon.

66’ Greca mundohet të vërë në vështirësi Hoxhën me një goditje nga e djathta, por sfera përfundon direkt në duart e gardianit të të kuqve.

65’ Laçi fillon të shfaqet më agresiv në lojën e tij në këto minuta, kurbinasit përfitojnë nga një tërheqje graduale e të kuqve për të zhvendosur lojën në gjysmëfushën kundërshtare.

60’ Goditje nga këndi për Partizanin që harkohet në zonën e vogël, Stazhilla me një grushtim largon rrezikun nga hapësira para katërkëndorit të tij.

58’ Lushkja sheh hapësirë para tij dhe provon menjëherë të gjuajë në kuadrat, sfera fluturon mbi traversën e Hoxhës pas një devijimi të futbollistëve të Partizanit.

53’ Broja depërton në zonë nga e majta, bën gjithçka mirë për t’u shfaqur para Stazhillës por goditja e tij përfundon jashtë.

52’ Nuabueze mundohet të gjejë të papërgatitur Hoxhën me një gjuajtje nga jashtë zonës, por sfera përfundon jashtë katërkëndorit të portës mike.

48’ Nis me presing të lartë Partizani i cili i afrohet përsëri rrezikshëm portës së Stazhillës, por pa arritur të gjuajë drejt kuadratit.

46’ Fillon pjesa e dytë pa zëvendësime te të dy skuadrat.

46’ Fillon pjesa e dytë pa zëvendësime te të dy skuadrat.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë.

45’+1’ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit, me Çinarin e Bardhin që nisin Solomon, por ky i fundit ndalet në pozicion jashtë loje shumë të dyshimtë nga vijërojtësi.

45’+1’ Një kthim i topit mbrapa krijon rrezik për Hoxhën i cili largon me vështirësi e më pas Bitri me zgjuarsi i heq Xhixhës sferën nga këmbët.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

40’ Trashi harkon në zonë një goditje nga këndi, Stazhilla del dhe largon sferën nga zona e tij.

38’ Turkaj merr mirë krahun në të majtën, harkimi i tij në zonë nuk arrihet nga Nuabueze e më pas Trashi e shoqëron në fundore.

36’ Të kuqtë vazhdojnë të sulmojnë për të përfituar nga tronditja e vendasve, por në një tjetër goditje dënimi Telushi nuk arrin të përsëritë atë gjuajtje që solli golin e barazimit.

34′ GOOOL Partizani, shënon Bitri. Pas një goditje nga këndi, Bitri me shpejtësi shfaqet në shtyllën e parë duke befasuar mbrojtjen vendase për të kthyer sferën në rrjetë.

31′ GOOOL Partizani, shënon Telushi. Goditje dënimi ballore për të kuqtë. Telushi sheh një të çarë në murin mbrojtës dhe me zgjuarsi dërgon topin aty ku Stazhilla nuk mund të arrijë.

28’ GOOOL Laçi, shënon Xhixha. Harkim në zonë nga e djathta, gjuajtja e parë e Nuabuezes ndalet nga Hoxha por Xhixha ndjek aksionin dhe me shpejtësi shtyn sferën në rrjetë.

25’ Pas një goditje nga këndi, topi mbërrin te Belica i cili gjuan me kokë por sfera përfundon jashtë.

20’ Mbetet në sulm Partizani në këto momente, duke kontrolluar të gjitha sulmet e skuadrës vendase.

14’ Tjetër mundësi për Partizanin me një top në shtyllën e parë për Solomon i cili pak hapa larg portës dërgon sferën jashtë.

13’ Gol i anuluar për Partizanin. Telushi nis topin për Çinarin, i cili e kthen në qendër ku Bardhi e prek me dorë para se sfera të shtyhet në rrjetë.

12’ Një top i gjatë nga prapavija e Partizanit drejt sulmit detyron Stazhillën të dalë nga zona e tij dhe me kokë të largojë rrezikun duke kaluar sferën në anësore.

10’ Shumë qarkullim në këto minuta për të dy skuadrat, por asnjëra nuk rrezikon portën kundërshtare me gjuajtje të mirëfillta deri tani.

4’ Trashi harkon në zonë për Solomon, mbrojtja kurbinase rrethon sulmuesin e Partizanit dhe largon rrezikun.

3’ Ignjatoviç nis një top të gjatë për Xhixhën në të djathtë, por ky i fundit zihet në pozicion jashtë loje.

2’ Menjëherë rrezikshëm Laçi me një goditje dënimi të harkuar nga e djathta, topi largohet nga mbrojtja mike.

1’ Fillon ndeshja në stadiumin e Laçit me shkelmimin nga qendra të vendasve.

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan