sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Inter kujtohet në fund, shënojnë Eriksen e Lukaku dhe likujdojnë Ludogorets

Inter i është kthyer mbrëmjen e sotme Europa League, pas eliminimit në Champions në fazën e grupeve. Shorti i kishte vënë përballë Ludogorets na fazën e 1/16, që në letër nuk pritej të krijonte probleme për ekipin e Kontes, por në fushë nuk ka ndodhur kështu. Zikaltërit kanë arritur të fitojnë me rezultatin 0-2. Goli i parë i ndeshjes është shënuar vetëm në minutën e 71, kur Ludogorets ishte mbyllur në mbrojtje, me qëllimin për të mos pësuar në shtëpi.

Inter nis një aksion me pasime të shpejta për të thyer mbrojtjen e Ludogorets, me topin që filtron në hyrje të zonës te Lukaku dhe belgu e kthen për Eriksen. Danezi lëshon goditjen vrastare dhe vendos një ndeshje shumë delikate, ku skuadra e Konte nuk po gjente zgjidhje. Në fund të ndeshjes, në minutën e 5-të shtëse Interi gjen kohë për të dyfishuar rezultatin dhe vulosur kualifikimin. Pas një krosimi nga e majta, Abel prek topin me dorë dhe shkakton penallti. Lukaku kryen detyrën nga pika e bardhe dhe mbyll gjithçka.

Me fitoren e sotme, zikaltërit luajnë të qetë në “San Siro” me dy gola të shënuar në fushën kundërshtare. Ludogorets do duhet të fitojë me tre gola avantazh në ndeshjen e dytë për të siguruar kualifikimin. Një ndeshje shumë e mirë për Eriksen, me mesfushorin, i cili merr frenat e mesfushës dhe zgjidh “hallet” e Kontes. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Milano. /vipsport.al/