VIDEO / Hysaj me asist zgjon Napolin, Juventusi gjen shpëtimin te Dibala-Kuadrado

Elseid Hysaj vazhdon ët shtyjë takimin me golin në Serinë A, por gjithsesi ndihmon herë pas here me asistet e tij që skuadra e Napolit të marrë pikë të rëndësishme. Kështu ka qene dhe sot, kur një pasim i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare ka zgjidhur një ndeshje që dukej e komplikuar për napolitanët përballë Kaljarit.

Futbollisti shqiptar luajti sot në krahun e majtë të prapavijës dhe dha një provë të mirë në fazën e tërhequr, duke ndihmuar disa herë edhe përpara tij. Në një nga këto dalje në krah ai rezultoi vendimtar pasi në pjesën e dytë të sfidës dha pasimin për Mertens i cili shënoi golin e vetëm të sfidës duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së Gatuzos e cila është në ndjekje të misionit në dukje të pamundur të një vendi në Ligën e Kampioneve.

Klasifikimin vazhdon ta kryesojë Juventusi, i cili sot pa Kristiano Ronaldon gjeti zgjidhje te dyshja Dibala-Kuadrado, të cilët shënuan nga një gol në secilën pjesë për të marrë suksesin e radhës e pritur me qetësi ndeshjen e dy skuadrave që e rivalizojnë për vendin e parë. /vipsport.al/

Rezultatet

Udineze-Verona 0-0

Juventus-Breshia 2-0

Sampdoria-Fiorentina 1-5

Sasuolo-Parma 0-1

Kaljari-Napoli 0-1

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan