VIDEO / Gjimshiti me asist, Atalanta përmbys Romën dhe blindon vendin e katërt

Skuadra e Atalantës konfirmohet si një “e madhe” në futbollin italian, duke treguar se nuk është rastësi që gjendet në pozitat e larta në klasifikim dhe vazhdon rrugëtimin e saj në Ligën e Kampioneve. Ekipi i drejtuar nga Gasperini sot ka dhënë një provë force duke mundur me përmbysje 2-1 Romën, për të marrë tri pikë që i mundësojnë të shkëputet në vendin e katërt në renditje.

Edhe pse dominoi në lojë në pjesën e parë, Atalanta nuk arriti të gjente rrjetën dhe u ndëshkua nga goli i Xhekos në fundin e këtij fraksioni loje. Një gol që i dha shpresë verdhekuqve se mund të arrinin me pikë Atalantën në renditje dhe të hapnin luftën për këtë pozicion.

Por pas një goditje nga këndi në fillimin e pjesës së dytë, Gjimshiti uli topin për Palomonin dhe ky i fundit barazoi shifrat. Ndërsa më pas Pasaliç i sapofutur në lojë shënoi me prekjen e parë një gol spektakolar duke ndezur entuziazmin në stadium. Më pas, vendasit i lejuan pak hapësira Romës me Gjimshitin që kontrolloi mirë Xhekon dhe ndeshja u mbyll me këtë sukses 2-1 që çon në 6 pikë diferencën mes dy skuadrave dhe e vë Atalantën në pozita të rehatshme për të menduar tashmë për vijimësinë në arenën ndërkombëtare. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan