VIDEO/ Gjiganti Fjuri i papërballueshëm për Uajlder, britaniku kampion i trefishtë i botës

Tajson Fjuri është kampion i botës në konfederatën WBC. Në orët e para të mëngjesit, në Las Vegas është zhvilluar një prej dueleve më të forta të viteve të fundit mes tij dhe Uajlder. Gjiganti britanik ka rezultuar shumë më i fortë se ç’mendohej për amerikanin, duke e thyer shumë shpejt me fuqinë e grushteve të tij.

Gjiganti Fjuri e ka nisur ndeshjen shumë vrullshëm me qëllimin për ta mundur shpejt Uajlder, që në të kaluarën ka treguar se sa më shumë kalon koha, aq më i vështirë është për t’u hedhur në tapet. Përpjekjet e mëdha të Fjurit janë shpërblyer në raundin e shtatë, me gjyqtarin që ka vendosur të ndalojë ndeshjen dhe t’i japë fitoren britanikut, pasi Uajlder nuk ishte në gjendje të vazhdojë. Deri në atë moment, Fjuri e kishte hedhur dy herë në tapet kundërshtarin e tij.

Kjo ishte humbja e parë në karrierë për Uajlder, që humbet edhe brezin e kampionit, pas pesë vitesh. Me këtë fitore, Fjuri bëhet mbajtës i tre brezave kampion botë të konfederatave më të mëdha të globit. Të njëjtin numër ka një tjetër britanik, Entoni Xhoshua. Tajson Fjuri ishte i pari boksier që theu hegjemoninë e Vladimir Kliçko, me ukrainasin, i cili dominonte arenat botërore të boksimit deri para katër vitesh. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan