VIDEO / Gasperini ka elozhe për Gjimshitin pas fitores: I aftë që nuk u tregua lakmiqar

Trajneri i Atalantës, Xhampiero Gasperini, ka arritur që të ndërtojë një makineri golash për të dytin vit radhazi. Me 63 gola të shënuar, ekipi i tij ka tundur 10 herë më shumë rrjetën se ekipi i dytë më i mirë në këtë statistikë, Lacio, meritë e një loje skuadre që sheh shumë protagonistë në fazën ofensive.

Një prej tyre është edhe Berat Gjimshiti i cili në ndeshjet e mëparshme ka rastisur të gjejë rrjetën e sot ka dhënë kontributin e tij me asist. Vetë Gasperini, në konferencën për shtyp pas sfidës i thuri elozhe mbrojtësit shqiptar që kuptoi se çfarë ishte më e mira për skuadrën.

“Ne kemi pësuar 32 gola në kampionat, por pastaj shkojmë e shënojmë. Mënyra se si luajmë na lë të zbuluar para ndonjë gabimi teknik, por nuk ndryshon vlerën e lojtarit. Jam i lumtur që Palomino shënoi gol. Ishe një goditje nga këndi në pjesën e parë ku kishte goditur drejt portës Gjimshiti. Folëm gjatë pushimit të ndeshjes dhe ai u tregua i aftë që të mos bëhej lakmiqar”, tha trajneri duke vlerësuar faktin se Gjimshiti kishte zgjedhur të pasonte topin te shoku i skuadrës e jo të tentonte vetë përsëri kuadratin. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan