VIDEO/ Firma me Dinamo Zagreb i sjell fat, Kastrati gjen golin në sfidën e kampionatit

Pak ditë pas firmës me Dinamo Zagreb, Lirim Kastrati ka gjetur golin e radhës në kampionatin kroat me skuadrën e Lokmotivës të Zagrebit. Në ndeshjen e cila po zhvillohet në këto momente, sulmuesi i talentuar i dhuroi kryesimin të tijve në minutën e 44 përballë Zapresiç.

21-vjeçari i gjendur përballë portierit kundërshtar nuk gaboi duke dërguar sferën në rrjetë, ndërsa firmosi golin e nëntë për këtë sezon, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë për skuadrën e tij. Falë këtyre performancave, Kastrati është tashmë në pronësinë e Dinamo Zagreb, teksa gjigandët kroat e kanë lënë të përfundojë këtë sezon në klubin aktual për ta tërhequr më pas në verë.

Ndërkaq, në ndeshjen e tanishme të Lokomotiv Zagreb në fushë janë edhe tre shqiptarë përveç Kastratit. Bëhet fjalë për Enis Çokaj, Jon Mersinaj dhe Myrto Uzuni. /Egi Cabeli-VipSport.al/