VIDEO / “Festimi” i çuditshëm i Asanit, shënon dhe shkelmon topin nga inati

Jasir Asani po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist te skuadra e AIK, duke treguar se e kërkon me ngulm fanellën e titullarit në radhët e saj. Ish-futbollisti i Partizanit sot ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës me suedezët, në barazimin 1-1 përballë Rostov në ndeshjen e luajtur në Marbela të Spanjës.

Në minutën e 72-të të sfidës, me rezultatin 1-0 për ekipin rus, ishte pikërisht sulmuesi ai që fitoi me mjeshtëri një penallti pas një kontakti në zonë. Futbollisti rrëmbeu me shpejtësi topin duke bërë të qartë se do të godiste vetë nga pika e bardhë dhe ashtu bëri. Por tentativa e tij u prit nga portieri kundërshtar.

Megjithatë, gjyqtari vendosi që penalltia të përsëritej pasi kishte pasur lëvizje para gjuajtjes së sulmuesit shqiptar e kështu Asani u vu përsëri para portierit në gjuajtjen nga pika e bardhë. Këtë herë ai nuk gaboi dhe dërgoi sferën në rrjetë, për të vrapuar më pas me shpejtësi dhe për ta shkelmuar larg nga inati, me sa duket i mërzitur që dështoi në tentativën e tij të parë drejt portës kundërshtare. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan