VIDEO / Dy gola në 3 minuta, Myrto Uzuni jep shfaqje në Kroaci dhe i dërgon mesazh Rejas

Myrto Uzuni i dërgon një mesazh të qartë trajnerit Edi Reja për ndeshjet e muajit mars, pasi ka treguar se po kalon një formë mjaft të mirë në kampionatin kroat duke shënuar sot 2 gola brenda tre minutash në ndeshjen që ekipi i Lokomotiv Zagreb luante ndaj Istra.

Në minutën e 63-të të sfidës, sulmuesi shqiptar me një rrotullim të shpejtë artit të shënonte në portën kundërshtare, duke i dhënë avantazhin Lokomotiv Zagrebit. Një gol i rëndësishëm për ekipin por edhe për vetë Uzunin i cili nuk kishte tundur ende rrjetën në ndeshje zyrtare në vitin 2020.

Vetëm 3 minuta më vonë, ai u shfaq si një gjahtar i mirëfilltë zone, kur pas zhvillimit të një goditje nga këndi, dërgoi me kokë topin në rrjetë pavarësisht devijimit me dorë të një mbrojtësi kundërshtar.

Kështu, ai çoi në 5 numrin e golave të shënuar deri tani në kampionat në 18 ndeshje të luajtura, ndërsa bilancin e edicionit të kaluar e ka 7 gola në 29 ndeshje në kampionatin kroat. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan