VIDEO / Derbi i çmendur në “Air Albania”, fillon i kuq dhe mbyllet me dominim bardheblu

Kryeqyteti ka prodhuar sot një derbi të çmendur që ka dhuruar emocione që nga minuta e parë, deri në të fundit.

Sfida filloi me një gol të shpejtë të të kuqve, të cilët falën golin e dytë me Braun. Por më pas, një penallti e dhënë dhe një karton i kuq kundër Bitrit ndryshoi plotësisht balancat në fushë. Me shpejtësi erdhi një tjetër penallti e transformuar po nga Batha që përmbysi sfidën.

Partizani u mundua të reagonte dhe për shumë minuta vendosi dominimin në fushën e lojës duke krijuar lojë dhe raste. Por një autogol i Idrizajt i dha goditjen përfundimtare të kuqve që humbën momentin e tyre dhe u shfaqën të dorëzuar në fund, duke pësuar 2 gola të tjerë nga Muçi duke e mbyllur ndeshjen me një fitore të thellë 5-1 që pakkush do ta kishte menduar para sfidës.

Tirana kësisoj shkëputet në krye dhe nis arratinë në pritje të gabimit të Kukësit ndjekës, ndërsa për Partizanin me 9 pikë diferencë nga vendi i parë, tashmë do t’i duhet një mrekulli për t’u kthyer në garë për titullin kampion. 

Tirana-Partizani 5-1
15′ (p), 19′ (p) Batha, 63′ (ag) Idrizaj, 82′, 90’+1′ Muçi / 2′ Kordeiro

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha (87′ Karabeci), Çelhaka, Torasa, Kale (55′ Sidibe), Kobinah, Ngo (76′ Muçi).
Trajner: Emanuel Egbo

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja (58′ Mala), Telushi, Kordeiro, Çinari (73′ Cara), Bardhi, Braun (20′ Bilali).
Trajner: Adolfo Sormani

KV: Doka, Kale / Kordeiro, Çinari
KK: Torasa / Bitri

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren e thellë 5-1 të Tiranës.

90’+1’ GOOOL Tirana, shënon Muçi. Goditje dënimi spektakolare e talentit të Tiranës që dërgon topin në rrjetën e Hoxhës.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Faull i rëndë i Torasës, gjyqtari Xhaja nuk i kursen kartonin e kuq.

87’ Në fushë Karabeci në vend të Bathës i cili duartrokitet gjatë nga tifozeria bardheblu.

84’ Torasa dhe Kobinah përplasen me njëri-tjetrin në hyrje të zonës dhe nuk arrijnë të gjuajnë drejt portës së Hoxhës.

82’ GOOOL Tirana, shënon Muçi. Torasa fiton topin para zonës së Partiznait dhe gjuan në portë, Hoxha devijon dhe aty vjen me shpejtësi Muçi i cili dërgon sferën në rrjetë.  

77’ Cara provon një gjuajtje nga e djathta, topi devijohet në goditje nga këndi. Harkimi i radhës nuk gjen askënd në zonë për të kuqtë që kanë shpërdoruar shumë mundësi të tilla për të rrezikuar.

76’ Egbo përgjigjet me largimin e Ngo për të aktivizuar Muçin.

73’ Lëvizja e fundit e Sormanit është aktivizimi i Carës në vend të Çinarit.

70’ Goditje dënimi e Partizanit, topi arrin te Kordeiro i cili gjuan nga jashtë zonës, këtë herë pa gjetur katërkëndorin e Likës.

65’ Aksion i shpejtë i Tiranës përsëri në të djathtë me futbollistët bardheblu që vënë në rrezik Hakajn sa herë dalin përpara. Topi në qendër për Kobinah, por nuk arrin ta devijojë askush.

63’ GOOOL Tirana, shënon autogol Idrizaj. Tirana krijon një mundësi të mirë në krahun e djathtë me Ngo i cili nis topin drejt qendrës ku nuk është askush. Idrizaj duke u munduar të largojë topin në fundore e dërgon në rrjetën e portës së tij.

61’ Aksion nga e majta për Tiranën, topi harkohet në qendër te Kobinah por ky i fundit nuk arrin të gjuajë me kokë në qendër të zonës.

58’ Mala hyn në fushë në vend të Brojës.

57’ Dy goditje këndi për Partizanin, Lika largon në dy kohë me vështirësi të dytën duke rrezikuar shumë në këto minuta.  

55’ Kale i dëmtuar i lë vendin në fushë Sidibe, ndërsa ndëshkohet pasi ka hequr fanellën para se të largohej nga katërkëndori.

54’ Vazhdon dominimi territorial i të kuqve që kontrollojnë plotësisht manovrën dhe arrijnë të krijojnë dominim një mundësi me Brojën i cili gjuan nga distanca mbi traversë.

50’ Aksion i shpejtë i Tiranës, me kombinime të shpejta, topi shkon te Kobinah i cili provon roveshatën e më pas Ngo vë në provë reflekset e Hoxhës. Por aksioni ndalet nga pozicioni jashtë loje i sulmuesit të bardhebluve.

48’ Agresiv Partizani me dy gjuajtje radhazi drejt portës së Likës.

46’ Fillon pjesa e dytë pa ndryshime të tjera mes dy skuadrave.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Tiranës.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.  

42’ Ngo nis Kale në krahun e majtë, gjuajtja e brazilianit në hyrje të zonës këtë herë është shumë e lehtë dhe mbërrin qetësisht në duart e Hoxhës.

41’ Loja ndalet për dy minuta pas një dëmtimi ët Bilalit, i goditur në kokë nga Ngo.

39’ Goditje dënimi me skemë e të kuqve, Bardhi vonohet dhe nuk arrin të gjuajë në portën e bardhebluve, i bllokuar nga Vangjeli.

35’ Edhe pse me një lojtar më pak Partizani arrin të krijojë më shumë lojë ndërsa Tirana pret kundërsulmet. Në një të tillë në minutën Kobina arrin të shpërthejë në të djathtë por gjuajtja e tij devijohet në fundore nga mbrojtja e të kuqve.

33’ Kombinim i bukur i Tiranës në krahun e majtë, Hoxhallari gjuan në mënyrë të befasishme por gjen Hoxhën e përgatitur me pritjen e tij në shtyllën e parë.

30’ Lika gabon në largimin e topit, të kuqtë nuk përfitojnë me Çinarin që vonohet në gjuajtjen drejt portës së boshatisur dhe ndalet nga mbrojtja e Tiranës.

29’ Dy goditje nga këndi radhazi për Partizanin shkaktojnë panik para portës bardheblu, sidomos në rastin e dytë kur e gjithë mbrojtja e bardhebluive nuk arrin të devijojë dhe topi kalon rrezikshëm pasqyrën e portës.

27’ Goditje e fortë e Bathës nga distanca, sfera fluturon shumë lart mbi traversë.

26’ Kordeiro driblon Dokën në krah dhe nis harkim në zonë për Bardhin, sfera kontrollohet nga Lika në qendër me një dalje të sigurt.

23’ Tirana ul ritmin e lojës duke qarkulluar topin për të mos i lënë kontrollin Partizanit në pritje të momentit për të goditur përsëri.

20’ Lëvizja e parë e trajnerit Sormani është aktivizimi i Bilalit në vend të  Braun për të rregulluar prapavijën.

19’ GOOOL Tirana, shënon Batha.

18’ Penallti tjetër për Tiranën pas një ndërhyrje të Telushit ndaj Kale.

15’ GOOOL Tirana, shënon Batha.

13’ Penallti për Tiranën. Torasa rrezohet në zonë dhe Xhaja jep penallti mes protestave të të kuqve. Përfundon i ndëshkuar me të kuq edhe Bitri.

10’ Batha humb topin në mesfushë. Kordeiro përfiton dhe nis kundërsulm të shpejtë dhe i jep topin Braun, por ky i fundit gabon dy herë para Likës duke falur golin e 2-0.

6’ Këtë herë është radha e Tiranës të kërkoje penallti. Pas një harkimi në zonë, Hoxha nuk kontrollon topin dhe Kale mundohet të driblojë e rrëzohet në tokë. Bardheblutë duan penallti por Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë.

2′ GOOOL Partizani, shënon Kordeiro. Pas goditjes nga këndi, topi përfundon te Kordeiro i cili gjuan fluturimthi nga jashtë zonës me sferën që ndalet në rrjetë pas krahëve të Likës.

1’ Aksion i shpejtë i Partizanit, gjuajtja drejt portës devijohet me dorë jashtë nga një lojtar i Tiranës, gjyqtari sinjalizon për goditje nga këndi mes protestave.

1’ Fillon ndeshja në “Air Albania” me shkelmimin nga qendra të Ngo.

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan