VIDEO/ Broja është i pandalshëm, sulmuesi realizon një gol dhe i anulohet një tjetër

Armando Broja vazhdon të shënojë rregullisht me klubin e Çelsit teksa edhe në mbrëmjen e djeshme sulmuesi realizojë golin vendimtar të tijve. Në ndeshjen mes londinezëve U 18 dhe Milluall U 18, në minutën e 62, Broja gjeti rrugën e rrjetës teksa kontrolloi bukur sferën brenda zonës dhe më pas nuk e pati të vështirë për të realizuar përballë portierit kundërshtar.

Ndërkohë, më parë, Brojës i ishte anuluar edhe një gol spektakolar me kthesë. Ky ishte një gol vendimtar për futbollistin e Shpresave, pasi i dhuroi Çelsit biletën për në gjysmëfinalen e FA Cup për të rinjtë.

Kështu, 18-vjeçari vazhdon të konfirmohet, ndërsa pret një ftesë nga ekipi i parë, ndërkohë që ka qenë pjesë e një stërvitje nën drejtimin e Frenk Lampard. Megjithatë, nëse Broja vazhdon në këtë formë, atëherë edhe ftesa nga Lampard do jetë thjesht çështje kohe. /Egi Cabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan