VIDEO / Bakaj, gol në miqësoren e Dinamo Brest. Klubi i ri e planifikon titullar

Shumëkush mendonte se Elis Bakaj do të ishte thjesht një alternativë luksi për sulmin e skuadrës së Dinamo Brest, e cila kishte dominuar kampionatin në Bjellorusi duke siguruar titullin kampion. Por sulmuesi shqiptar ka treguar me formën e tij gjatë fazës përgatitore se do me çdo kusht të jetë titullar dhe e ka nisur si i tillë pjesën e dytë të përgatitjeve në kampin stërvitor të ekipit në Turqi.

Në ndeshjen e sotme miqësore të Dinamo Brest ndaj Karpaty Lviv, Bakaj shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-1 për skuadrën e tij, në takimin që u mbyll 2-2, falë një gjuajtje të saktë në hyrje të zonës. Një sinjal i qartë i futbollistit se vazhdon të dëshirojë të jetë vendimtar në kampionatin bjellorus e aq më shumë në verë kur skuadra do të marrë pjesë në eliminatoret e Ligës së Kampioneve.

Ky është vitit i tretë i Bakajt në Bjellorusi, pas atyre dy të kaluar te Shakhtar Soligorsk ku u transformua në një prej futbollistëve më të rëndësishëm në kampionatin e këtij vendi. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan