VIDEO / Asisti i Çekiçit nuk mjafton, vetëm barazim në ndeshjen e titullit në Slloveni

Java e 21 në kampionatin slloven të futbollit ka shënuar rifillimin e sezonit të rregullt në këtë vend dhe ka parë në fushë si protagonist përsëri Endri Çekiçin. Futbollisti shqiptar i Olimpija Ljubljanës është kthyer mes titullarëve në ndeshjen e parë të sezonit, duke lënë pas shqetësimet fizike që e kishin penalizuar disi në fazën përgatitore.

Ndeshja e parë ishte një sfidë për t’u përjetuar, pasi përballë viheshin Olimpija kryesuese e kampionatit me Mariborin që e ndjek në renditje dhe lufton me të për titullin kampion. Çekiçi u bë protagonist në minutën e 33 të sfidës kur nga pasimi i tij në krahun e djathtë, erdhi goli i avantazhit të Vukushiç.

Në pjesën e dytë, Kronaveter barazoi shifrat për Maribor, një rezultat që do të rezistonte deri në fund të kësaj sfidë ku Çekiçi u zëvendësua pikërisht në minutën e 90 për zgjedhje taktike. Barazimi nuk ndryshoi pozitat e dy skuadrave, me Olimpijan që mbetet e para me 4 pikë avantazh ndaj Mariborit ndjekës. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan