sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vendimi “simbolik” i Interit, i jep shiritin e kapitenit armikut të madh të Ikardit

Përplasja e Mauro Ikardit me drejtuesit e Interit dhe largimi i tij, kishte fillesën te një zënkë e ish-kapitenit të zikaltërve me grupin e kroatëve në skuadër, më saktësisht me Marcelo Brozoviç. Një pjesë e grupit të futbollistëve iu kundërvunë lojtarit argjentinas për këtë përplasje dhe aty filloi gjithçka që kulmoi me tërheqjen e tij nga skuadra e më pas edhe vendimin e klubit për ta transferuar në verë.

Shiriti i kaloi Samir Handanoviç, por si për ironi të fatit, me mungesën e portierit është pikërisht armiku i madh i Ikardit ai që e trashëgoi atë në derbin e fundit e jo vetëm. Edhe në sfidën e Kupës së Italisë do të jetë pikërisht Brozoviç ai që do të dalë në fushë i pari me shiritin në krah, në një sezon që po kthehet në historik për skuadrën e drejtuar nga Antonio Konte.

Një vendim ky jo vetëm për të vlerësuar futbollistin që po kalon një formë të shkëlqyer, por edhe për të dhënë mesazhe të qarta që klubi nuk ka ndër mend ta shesë, po ashtu si nuk ka ndërmend që të kthejë përsëri në radhët e tij Ikardin dhe vetëm pret që PSG të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit. /vipsport.al/