Vajzat e Kolës nuk ndalen, pas Lituanisë mposhtin edhe Gjeorgjinë

Shqipëria U 16 për femra e drejtuar nga trajneri Agustin Kola ka marrë fitoren e dytë në turneun UEFA Development. Pasi mposhtën Lituaninë para pak ditëve, këtë herë vajzat e Kombëtares mposhtën në Air Albania me rezultatin 3-1, Gjeorgjinë.

Një paraqitje vërtet për t’u vlerësuar teksa ia dolën të dominonin të gjithë takimin. Goli i parë i takimit erdhi nga Qosja në minutën e 19. U duk se takimi do ishte i vështirë pasi vetëm pas dy minutave Gjeorgjia gjeti golin e barazimit me anë të Suljashvilit. Por, Coka në minutën e 44 shënoi golin e epërsisë dhe bëri që vajzat të shkonin të qeta në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë foli e gjitha për të besuarat e trajnerit Agustin Kola, teksa gjetën edhe golin e tretë me anë të Shahaj në minutën e 60. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe tashmë, skuadra kuqezi udhëheq grupin në kupton e 6 pikëve. Në ndeshjen e fundit më datë 16 shkurt Shqipëria pret Malin e Zi, po në Air Albania. Një sfidë e cila vlen thjesht për statistikë pasi dy sukseset i kanë siguruar vendin e parë në grup Shqipërisë U 16 për femra.

/Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan