Uzuni “mbreti” i javës, pas dy golave rrëmben edhe dy çmime

Myrto Uzuni është lojtari i momentit te ekipi i Lokomotivës së Zagrebit. Fieraku ishte vendimtar me dy golat e tij kundër Istras, duke shënuar dy herë dhe vulosur fitoren e ekipit të tij. Pas sfidës ai u shpall lojtari i ndeshjes, por nuk u mjaftua me kaq sepse mediet kroate e cilësojnë si lojtarin më të mirë të javës në Kroaci.

“Instatsport” i akordoi për herë të dytë këtë çmim 24-vjeçarit, duke qenë një nga të paktët lojtarë, që e përsërisin këtë sukses. Gjithashtu, automatikisht Uzuni është edhe në formacionin e javës, që i vë kurorën një jave perfekte të yllit të kombëtares sonë.

Ky sezon është shumë i mirë për sulmuesin, i cili ka arritur të bindë trajnerin ta aktivizojë rregullisht, duke nisur 17 ndeshje nga minuta e parë dhe shënuar pesë gola, dy më pak se gjithë sezoni i kaluar. Ditën e djeshme Lirim Kastrati firmosi me Dinamo Zagreb dhe në javët e ardhshme nuk është çudi të shohim edhe Uzunin të bashkohet me të, duke parë se Lokomotiva është një klub “satelit” i Dinamos. /vipsport.al/

INFOGRAFIKA HNL momcad BLANK
mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan