sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

“Ultras Guerrils”: E keni mbushur kupën. Të tallesh me fanellën e Partizanit është sakrilegj

Përpjekjet e Partizanit për të siguruar kalimin e turit në Kupën e Shqipërisë dhe fitorja 3-1 që nuk mjaftoi ndaj Besëlidhjes, nuk ka shërbyer për të kthyer paqen mes të kuqve dhe tifozëve të kësaj skuadre. Ultrasve nuk u ka pëlqyer rënia që ka pësuar ekipi në këtë edicion në krahasim me të kaluarën dhe në postimin e tyre të fundit, pas eliminimit nga Kupa, nuk kanë kursyer askënd në klub.

“E keni mbushur kupën ka kohë, sot vetëm sa derdhët pikën e fundit të një turpi që e keni nisur prej muajsh dhe po e vulosni me eliminimin nga Kupa e Shqipërisë, veprimtari që në çdo sezon e keni përdhosur pa mëshirë.

Ekipi kampion është shpërfytyruar dhe nuk janë të denjë për këtë emër. Përgjegjës ata në fushë, përgjegjës ata në tribunën qendrore. Maskarada të njëpasnjëshme të cilat po ju përkthehen me stadiume bosh në çdo ndeshje. Por tifozët e Partizanit i kanë dënuar gjithnjë paturpësitë dhe pafytyrësitë. Të tallesh me fanellën e shenjtë të Partizanit nuk është skandal, është sakrilegj! Shihemi në Laç!”, ishte postimi i grupimi “Ultras Guerrils” për këtë situatë që po kalon skuadra në këto momente.

Megjithatë, nga postimi i tyre duket qartësisht se nuk do të heqin dorë nga mbështetja e ekipit, siç mund të ketë ndodhur në klube të tjera, pasi fjalia e fundit tregonte qartësisht se edhe në takimin e radhës në Laç do të ishin prezent në tribunë, në mbështetje të ngjyrave të klubit e në pritje të një fitoreje që do të mbante gjallë shanset për titullin kampion. /vipsport.al/