Uanda nuk jep sinjale për të ardhmen e Ikardit: Juventusi? Nuk e di ku do banojmë sezonin tjetër

Uanda Nara lë të hapur shtegun që dërgon Mauro Ikardin drejt Juventusit. U duk sikur bardhezinjtë do firmosnin me sulmuesin në këtë sezon, mirëpo Interi bëri çmos që sulmuesi të mos transferohej te rivalët e tyre të përjetshëm. Megjithatë, argjentinasi dhe Zonja e Vjetër duket se ende mendojnë të bashkohen, pavarësisht se Ikardi është i vlerësuar te PSG.

Së fundmi, Uanda Nara e pyetur për Juventusin, është shprehur se nuk e di se ku do banojnë sezonin e ardhshëm, por siguroj se ajo do të ndjekë bashkëshortin e saj. A do shkojë Mauro te Juventus? Këtë vërtet që nuk e di. Nuk e di ku do banojmë sezonin e ardhshëm, ai do të zgjedhë dhe ne do ta ndjekim. Fakti që e shoqëroj si grua dhe si menaxhere për të është një siguri më shumë.

Roli im? Presidentët më njohin prej pesë vitesh dhe e dinë që jam një grua e spektaklit. Bëj modelen prej moshës gjashtëvjeçare dhe në Argjentinë jam shumë e famshme. Kam braktisur vendin tim për të ndjekur Mauron në Itali. Thënë këtë, jemi në 2020-tën dhe njerëzit nuk duhet të më gjykojnë nga ajo se çfarë vesh apo si prezantohem në Instagram. Bëj në mënyrën më serioze rolin e menaxheres dhe kjo është ajo që duhet t’iu interesojë”, u shpreh Uanda. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan