Uajlder nuk dorëzohet, konfirmon duelin e revanshit me Fjurin

Nuk do të kemi një duel mes dy britanikëve, Fjuri dhe Xhoshua, por do të kemi përsëri një ndeshje mes Fjurit dhe Uajlder. Amerikani pësoi humbjen e parë në karrierë në sfidën me gjigantin anglez dhe iu desh të lëshonte titullin kampion botë, që e mbante prej pesë vitesh.

Megjithatë, ai nuk është dorëzuar dhe ka konfirmuar se do të kthehet të marrë titujt e tij, teksa më parë do të zhvillojë një ndeshje me Pulev në stadiumin e Totenhemit në Londër në fund të qershorit. Pas kësaj sfide do të rishohim edhe një herë tjetër duelin e madh, që shijuam para disa ditësh. Vetëm se këtë herë Uajlder premton luftë të madhe. Ai ka postuar një video në “Instagram” dhe thekson se nuk është dorëzuar, përkundrazi lufta sapo ka nisur.

“Përshëndetje njerëzit e mi, ekipi im dhe të gjithë njerëzit nëpër botë. Vetëm dua t’ia bëj me dije se unë jam këtu. Mbreti juaj është këtu dhe nuk ka se ku të shkojë. Lufta sapo ka filluar. Unë do të rikthehem sërish. Nuk mund të ma merrni krenarinë time. Unë jam i fortë. Jam një luftëtar. Jam një Mbret, i cili lufton deri në vdekje. Unë do të rikthehem. Shumë shpejt titulli do të jetë sërish në duart e mia. Do të shihemi në pak muaj sepse na pret një luftë e madhe. Ajo sapo filloi dhe ne do ta fitojmë. Ju uroj më të mirat njerëzit e mi”, shprehet ylli i boksit. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan