U dëmtua në nxehjen para sfidës së Champions, Gjimshiti stërvitet i diferencuar por nuk shqetëson

Berat Gjimshiti duhej të ishte normalisht në fushë nga minuta e parë në mbrëmjen e djeshme të Champions League, teksa Atalanta e tij sfidonte Valencian. Mirëpo, fati në datën e lindjes së tij i bëri një surprizë të shëmtuar.

Një dëmtim i papritur në nxehjen para sfidës, bëri që mbrojtësi të humbiste përballjen e rëndësishme. Ndërkohë, në programin stërvitor ditën e sotme, 27-vjeçari ka realizuar stërvitje të diferencuar nga pjesa tjetër e futbollistëve.

Megjithatë, në Bergamo nuk janë të shqetësuar pasi lëndimi i Gjimshitit nuk është serioz dhe nuk do e mbajë gjatë jashtë fushës. Por, vetëm nesër do kuptohet nëse futbollisti do ia dalë të jetë në 100% për ndeshjen e të dielës në Serinë A, ku Atalanta përballet me Sasuolon. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan