Troisi kundër Jorgjit: Gabime groteske, urgjent VAR-i në Shqipëri

Trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi, i ka cilësuar si groteske gabimet e gjyqtarëve në ndeshjen ndaj skuadrës së tij në Kupën e Shqipërisë. Sot vlonjatët u mundën 2-0 në shtëpi nga Vllaznia, duke shkatërruar çfarë kishin bërë në sfidën e parë në Shkodër ku kishin marrë një barazim shpresëdhënës 2-2.

Por sipas trajnerit të Flamurtarit, fajin për këtë e ka gjykimi i ndeshjes me në krye Enea Jorgjin, i cili ishte caktuar në këtë sfidë pas disa javëve pezullim si pasojë e gabimeve që kishte bërë në kampionat.

“Unë isha kundër-VAR-it në futboll. Por me kaq shumë gabime groteske të gjyqtarit, sot jam 100% në favor që të ketë VAR në futboll. Urgjent VAR në Shqipëri”, shkruante trajneri në një postim në rrjetet sociale duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij për vendimet e xhaketave të zeza kundër skuadrës së tij.

Në ndeshjen e sotme, Jorgji akordoi një penallti të kontestuar nga vlonjatët, nëpërmjet të cilës Vllaznia kaloi në avantazh në pjesën e parë të ndeshjes me anë të Zhunior. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan