sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Troisi: Do luftojmë derisa të na lejojë matematika, kam marrë një ofertë nga Greqia

Flamurtari ka arritur të marrë fitoren e parë pas nëntë muajsh me një fitore minimale, falë golit të Ribaj në minutën e 36 me penallti. Kjo është fitorja e parë e Troisit me kuqezinjtë. Tekniku i vlonjatëve është i lumtur për fitoren dhe konfirmon se ka marrë një ofertë nga Greqia, por i premton besnikëri Flamurtarit.

“E dinim që do ishim në vështirësi në këtë ndeshje. Luftëtari është një ekip që ndodhet në një situatë me ne. Edhe pse fusha nuk ishte në kushtet e duhura ekipi është qasur mirë. Arritëm ta përballonim dhe morëm rezultat pozitiv. Është e vërtetë që kam marrë një ofertë nga një ekip nga Greqia, por në asnjë moment nuk kam menduar të largohem.

Presidenti më ka dhënë besimin e tij për të punuar i qetë edhe pse u eliminuam në Kupë, diçka që nuk e prisnim. Do synojmë të bëjmë maksimumin për pjesën e mbetur të sezonit. Derisa të na e lejojë matematika do të luftojmë. E dimë që është e vështirë, por ne do mundohemi të grumbullojmë sa më shumë pikë”, u shpreh Trisi. /vipsport.al/