sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tre trajnerë në garë për stolin e Solskjaer, Mançester Junajtid ka filluar kontaktet

Mançester Junajtid ka vendosur të largojë Ole Gunar Solskjaer në verë, pasi ka kuptuar se në drejtimin e tij nuk do të ketë të ardhme dhe i nevojitet një teknik i profilit më të lartë. Sipas mediave franceze, në garë është jashtë çdo parashikimi edhe Tomas Tuhel i PSG-së, ndonëse ai është gjithmonë në diskutim te parisienët.

“Le10Sport” bëri të ditur se gjermani ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve pasi pavarësisht asaj që ndodhi, ka arritur të menaxhojë mirë yjet që ka në skuadër, një problem shumë i madh në vitet e fundit të Mançester Junajtid. Barcelona dhe Bajern Mynih interesohen gjithashtu për teknikun, rinovimi i të cilit me PSG varet vetëm nga ajo që do të arrijë me klubin në Ligën e Kampioneve.

Ndërkohë, dy emrat e tjerë kanë qarkulluar me kohë, pasi bëhet fjalë për Masimiliano Alegrin dhe Mauricio Poçetino. Shumëkush sheh këtë të fundit të favorizuar për faktin e thjeshtë se njeh shumë mirë futbollin anglez dhe nuk do të kishte nevojë të përshtatej. Klubi raportohet se ka vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e tyre, në pritje të vendimit përfundimtar për të ardhmen e Solskjaer që ka zhgënjyer si trajner i parë. /vipsport.al/