Trashi: Mos e bëni dramë, Partizani fiton sot dhe nis mbrojtjen e titullit

Lorenc Trashi ka zbritur në fushë duke u dhënë kurajë shokëve, edhe pse la spitalin dy ditë më parë dhe nuk do të luajë në derbin e sotëm, nga përplasja e fortë që mori një javë më parë në ndeshjen me Bylisin në “Air Albania”: “Kam marrë një goditje shumë të fortë në ndeshjen me Bylisin. Doktorët më kanë thënë që tri javë do jem jashtë fushave, por nga dëmtimi dhe goditja e rëndë, mund të shkoj edhe një muaj larg skuadrës”.

Ecuria

“Në derbin e parë ishim gjashtë pikë larg Tiranës. Tashmë situata është komplet ndryshe. Por, Partizani nuk është në një situatë dramatike ashtu sikurse pasqyrohet. Kjo është ndeshja e së vërtetës dhe ne do të dalim me 3 pikët”, – tha Trashi fillimisht.

Titulli

“Vetëm në fund do analizojmë nëse situata është vërtetë dramatike apo jo. Partizani nuk është në një gjendje të mirë, por ka mundësi ende që të rikuperojë, qoftë në pikë apo dhe lojë, sepse mundësitë i ka në cilësinë e lojtarëve që ka në gjirin e vet. Me një fitore ekipi rikthehet në garë fuqishëm. Jemi në garë dhe duke mundur Tiranën sot, ne i japim një goditje kundërshtarit tonë”,-tha Lorenc Trashi, kapiteni dhe një nga lojtarët më të spikatur të Partizanit në sezonet e fundit, duke u bërë edhe pjesë e kuqezinjve.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan