sex hikayeleri porno izle kartal escort

Trajnerit i mjaftoi një ndeshje dhe një gol: Gjasula kthehet titullar

Ndeshja ndaj Shalkes do të jetë ndoshta e vetmja e këtij sezoni në Bundesligë ku Klaus Gjasula do ta nisë takimin nga stoli i rezervave. Për këtë duket tashmë i sigurt edhe trajneri i Paderborn, Stefen Baumgart, i cili vetëm një javë më parë kishte deklaruar se mesfushori shqiptar nuk e kishte vendin e sigurt.

Gjasula e nisi nga pankina, por u fut shpejt në lojë pas dëmtimit të një shoku të skuadrës, duke rezultuar vendimtar për ekipin e tij. Kjo, pasi ai në fund të sfidës, falë një goditje me kokë dërgoi topin në rrjetë dhe vulosi barazimin 1-1 ndaj Shalkes që i dha ekipit një pikë shumë të rëndësishme për vijimësinë e mëtejshme në kampionat ku synon mbijetesën.

“Klaus do të kthehet në formacionin titullar” tha sot që në fillimin e konferencës për shtyp trajneri Baumgart, i cili i ka idetë e qarta se pa “Spartakun” në fushë, ekipi i tij vuan shumë. “Duam të ushtrojmë trysni dhe të krijojmë raste”, vijoi ai, duke treguar se mesfushori i përfaqësueses shqiptare ishte i rëndësishëm në të dy aspektet e lojës. Gjasula ka qenë kapiten i Paderborn në këtë sezon në Bundesligë. /vipsport.al/