Trajneri i Monakos në mbrojtje të lojtarit të tij: Nëse prisni të jetë më i shpejtë se Bolt, atëherë kjo nuk ndodh

Fansat e Monakos e kanë kapur në ndeshjet e fundit me mesfushorin Çesk Fabregas. Spanjolli është kritikuar teksa është cilësuar si shumë i ngadaltë në fushën e lojës, edhe pse roli i tij në fushë nuk ka të bëjë shumë me shpejtësinë. Në mbrojtje të ish-futbollistit të Arsenal, Barcelona dhe Çelsi ka dalë trajneri i Monakos, Roberto Moreno.

Tekniku i skuadrës nga Principata shprehet se nëse fansat presin që 32-vjeçari të jetë më i shpejtë se Usain bolt, atëherë kjo nuk do të ndodhë. “Nëse prisni që Fabregas të mposhtë Bolt në një garë për 100 metra, atëherë kjo nuk do të ndodhë. Në sytë e tifozëve, Çesk nuk po arrin atë që kërkohet. Por, në sytë tonë, ai po ia del shumë mirë në shumë situata.

Të kesh një lojtar me eksperiencën e tij, me atë që mund të sjellë në skuadër dhe me kontrollin e lojës atëherë kjo është diçka mjaft pozitive për ne”, u shpreh Moreno. Deri në këtë pikë të sezonit, Fabregas nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës, por ia ka dalë të dhurojë tre asistë. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan