Trajneri i Eibar: Mesi është bastard, ai lodhet më shumë në tribunë sesa në fushë

Barcelona përballet këtë fundjavë me Eibarin dhe pas kësaj sfide, kundër Napolit në Champions League. Afërsia e këtyre ndeshjeve, e ka bërë Setien të diskutojë prezencën e Mesit në fushën e blertë gjatë ditës së nesërme. Ky fakt i çon gazetarët të pyesin trajnerin e Eibarit sesa i gëzuar është për faktin se Leo nuk mund të jetë në fushë.

Mendilibar shprehet se Leo do të jetë në fushë sepse ai di si ta menaxhojë veten e tij gjatë ndeshjes. Ai gjithashtu kujton një moment kur drejtonte Osasunën dhe Leo në mëngjes ishte i sëmurë, por u fut në lojë dhe shënoi dy gola.

“Nuk mendoj se Mesi do të qëndrojë pushim. Ai është një bastard në fushë, në aspektin që di si ta luajë një ndeshje pa u lodhur. Ai e di momentin kur duhet të pushojë dhe kur duhet të vrapojë në maksimum. Nëse do të pushojë nesër, ai do të lodhet më shumë në tribunë se në fushë.

Dikur me Osasunën ne kishim një ndeshje kundër Barcelonës. Mëngjesin e ditës së ndeshjes ai kishte problem me stomakun dhe kishte ethe, kështu trajneri vendosi mos ta thirrte. Pasi hëngri ai u thirr dhe ishte në stolin e rezervave. Ne po humbnim 2-0 dhe befas shoh atë teksa bën nxemjen. U fut në lojë, shënoi dy gola dhe humbëm 0-4”, u shpreh Mendilibar. /vipsport.al                                                                                                                                       

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan