Tjetër miqësore për Shqipërinë, luajmë ndaj ekipit më të dobët në botë

Edi Reja do të ketë një mundësi më shumë për të vlerësuar lojtarët e kombëtares sonë para nisjes së eliminatoreve të radhës. Më parë ishte njoftuar nga Federata Shqiptare e Futbollit se në datën 30 mars Shqipëria do të ndeshet në Itali kundër Sllovenisë. Por, përveç këtij testi, mësohet se kuqezinjtë do të kenë përballë edhe San Marinon.

Siç njofton Federata e San Marinos, Shqipëria do të udhëtojë drejt principatës për të zhvilluar ndeshjen miqësore në datën 27 mars, që ishte një nga ditët e lira të vendosura nga qeveria e futbollit botëror, për ndeshje miqësore mes kombëtareve. Këto do të jenë ndeshje testuese, që trajneri Reja do të ketë mundësinë të qartësojë idetë e tij rreth formacionit, por edhe të provojë lojtarë të rinj.

Armando Broja, 18-vjeçari, që aktivizohet me të rinjtë e Çelsit po shënon dhe asiston vazhdimisht dhe pritet të thirret te kuqezinjtë për të treguar vlerat e tij. Gjithashtu edhe Kamberi, i cili së fundmi i është bashkuar Reinxhers mund të jetë një opsion më shumë.

San Marino është një nga ekipet më të dobëta dhe Shqipëria pritet ta shfrytëzojë këtë ndeshje për të provuar sa më shumë talente. Kombëtarja e këtij vendi ka mbajtur disa vite vendin e fundit në renditjen e përgjithshme. Kështu, kombëtarja me këto dy teste do të mbyllë muajin mars dhe përgatitjet e eliminatoreve të Botërorit 2022. /vipsport.al

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan