Tirana nxeh derbin me videon emocionuese, shfaqen gjithë lojtarët kryesorë të ekipit dhe formojnë së bashku disa fjalë “bardheblu”

Tirana dhe Partizani do të ndeshen ditën e nesërme, me bardheblutë si pritës, që synojnë të mbushin stadiumin plot. Në ndihmë të kësaj, stafi organizativ i FSHF ka vendosur të shfrytëzojë edhe medien në rrjetet sociale, të cilën Tirana e ka prej kohësh e ka në nivele shumë të larta. Klubi bardheblu ka publikuar një video mjaft interesante, ku protagonstë janë po ata që shohim zakonisht në fushën e lojës.

Video fillon me pamje të qytetit dhe me shprehjen, “Ky është qyteti ynë”. Më pas fillojnë të shfaqen të gjithë lojtarët një e nga një, që kanë përgjegjësinë që të gjithë bashkë të thonë: “Të premten ju presim. Të gjithë bashkë, vetëm për një qëllim. Me besimin që do ia dalim për misionin final. Të vazhdojmë me këtë ritëm për ngjyrat bardheblu. Një kryeqytet, një kryeskuadër, një kryevepër, Tirona”, përfundon promo e klubit 24 herë kampion, që premton një tjetër fitore nesër, pas asaj të derbit të fundit pas gati 6 vitesh. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan