sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

“Tirana Fanatics” konfirmojnë pjesëmarrjen në “Air Albania”: Kanë edhe një “thumbim” ndaj klubit

Klubi i Tiranës konfirmoi ditën e sotme se ndeshjen e së shtunës ndaj Skënderbeut do ta luajë në Air Albania Stadium. Në fakt zhvillimi i ndeshjes në impiantin e ri kombëtar ishte në dyshim për shkak se gjatë këtyre ditëve fusha është ngarkuar me ndeshje të Shqipërisë U 16 për femra.

Megjithatë, bardheblutë duke njohur atmosferën që krijohet aty nga tifozët e tyre si edhe faktin se në atë stadium njohin vetëm suksese, vendosën të luajnë në Air Albania. Ndërkohë, tifogrupimi “Tirona Fanatics” konfirmoi pjesëmarrjen ndërsa nuk harruan edhe një “thumbim” ndaj klubit.

Herën e fundit në ndeshjen kundër Teutës, klubi i Tiranës krijoi një sondazh për të pyetur tifozët se ku kërkonin të luanin. Edhe pse shumica preferoi stadiumin Selman Stermasi, sërish klubi zgjodhi Air Albania edhe për gjendjen e mirë të fushës. Kështu, në njoftimin e tyre Fanatics theksojnë se këtë herë pa nevojën e një sondazhi do jenë në stadium një orë para si zakonisht. /Egi Çabeli-VipSport.al/