Tifozi vogël i Junajtid i dërgon letër Klop, duke iu lutur të humbasin, gjermani i kthen përgjigjen diplomatike

Liverpuli është skuadra më e mirë e këtij sezoni dhe këtë fakt nuk e mohon askush, madje as fansat e një klubi si Mançester Junajtid, që është një nga rivalët më të mëdhenj të ekipit nga “Merseyside”. Tifozët e “Djajve të Kuq” do të ndiejnë një mllef të madh në momentin, kur Liverpuli të shpallet kampion dhe Henderson të ngrejë kupën.

Për ta parandaluar këtë moment të errët një tifoz vogël, i çmendur pas Junajtid ka zgjedhur t’i dërgojë një letër Jurgen Klop, duke iu lutur ta bëjë Liverpulin të mos fitojë. “I dashur Jurgen Klop, emri im është Darag dhe jam 10 vjeç. Unë mbështes Mançester Junajtid dhe do të të shpjegoj arsyen përse ta kam nisur këtë letër. Liverpuli po fiton shumë ndeshje dhe nëse fitoni edhe nëntë herë të tjera rresht, ju do të thyeni rekordin e pathyeshmërisë në futbollin anglez.

E parë nga një tifoz i Junajtid kjo është shumë hidhëruese. Kështu që, herën tjetër që do të luani, ju lutem bëni që skuadra juaj të humbë. Ju duhet vetëm të lini skuadrën tjetër të shënojë. Shpresoj të të kem bindur të mos e fitosh Premier Ligën, apo të mos fitosh më kurrë”, shkruan djaloshi në letrën e mbërritur në zyrat e Liverpulit.

Jurgen Klop, i cili njihet për sportivitetin dhe karizmin e tij ka vendosur t’i përgjigjet menjëherë djaloshit dhe i shkruan: “I dashur Darag, aq sa ti dëshiron që Liverpuli të humbë është edhe puna ime për të bërë gjithçka mundem të ndihmoj Liverpulin të fitojë. Janë miliona njerëz rreth gjithë botës që e duan Liverpulin, kështu që unë nuk dua që ata të mërziten.  Më vjen keq, por nuk mund ta plotësoj dëshirën tënde. E them me siguri se kjo nuk do të ndikojë në pasionin tënd për futbollin dhe për klubin tënd. Mançester Junajtid është me fat që ka një tifoz si ty”, shprehet Klop. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan